7 Shtator, 2018

Ana e zezë e punës me miliarderët, drogë dhe prostituta… (FOTO)

Pas vdekjes së modeles 20-vjeçare Sinead McNamara, jeta kontroverse e punë si stjuardese në jahtet luksoze private të miliarderëve përreth botës ka marrë një vëmendje të veçantë.

Deri tani besohet se australiania i ka dhënë fund jetës së saj teksa punonte si pjesë e ekuipazhit të “Mayan Queen IV”, një super jaht me vlerë 190 milionë dollarë, teksa ishte ankoruar në ishujt grekë.

Në këtë këndvështrim dukej sikur 20-vjeçarja po jetonte jetën e ëndrrave. Ajo shëtiste nga një ishull në tjetrin, teksa punonte në anijen e një prej personave më të pasur në botë, meksikanit Alberto Bailleres.

“Daily Mail” shkruan se mesa duket nuk është ashtu. Persona që kanë bërë në të kaluarën këtë punë kanë rrëfyer anët e errët të këtij profesionin.

E përtej jetës së gënjeshtërt e të bujshme në rrjetet sociale, realiteti shumë më i errët. Abuzime me drogën, prostituta të fshehura në bord, e stjuardesa të përgjumura nga 20 orë punë në ditë, janë vetëm një pjesë e tyre.