14 Shtator, 2017

Ana e errët e të pasurit një burrë tmerrësisht seksi


Në teori, të pasurit një burrë seksi është gjë e mahnitshme ; e keni mundësinë ta vëzhgoni bukurinë e burrit tuaj tërë kohën dhe të qëndroni me krenari kur e prezantoni atë para shoqeve dhe familjes.

Por në realitet nuk është gjë aq e mahnitshme sa tingëllon, ose të paktën kështu thonë hulumtimet e reja psikologjike.

 

Sipas Universitetit Shtetëror të Floridës, femrat ndihen nën presion t’u nënshtrohen dietave dhe të kenë trup të hollë nëse kanë një burrë joshës, apo nëse ato perceptohen si më pak atraktive sesa ai.

Rezultatet zbulojnë se të pasurit një burrë joshës mund të ketë pasoja negative për gratë, e veçanërisht nëse gratë janë më pak atraktive se burrat.

 

Studimet e mëhershme kanë treguar se martesat kanë tendenca të jenë më të suksesshme dhe më të kënaqshme nëse gratë janë më joshëse sesa burrat në lidhje.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al