18 Shtator, 2017

Amarda Arkaxhiu: Nuk kam linja për të pozuar nudo, kam vokalin si artiste


Është vendosur për disa vite në SHBA, ku bën jetën dhe karrierën njëkohësisht duke kënduar atje për mërgimtarët shqiptarë, por duke mos lënë mënjanë dhe karrierën artistike me klipe e këngë të nxehta gjatë verës.

Amarda Arkaxhiu këtë verë erdhi me një këngë ritmike të titulluar “S’ta fal”, projekt ky që u pëlqye shumë nga publiku.

Por këngëtarja që dikur performonte në festivale, tashmë ka zgjedhur shijen e publikut, duke vendosur pak komercializëm në projektet e realizuara. Në këtë intervistë ajo flet mbi jetën e saj në Amerikë, familjen dhe tregun muzikor.

Ka disa vite që vazhdon jetën në SHBA, dallimi nga atje dhe këtu?

Dallimi është se je në vend të huaj, por sa i përket anës artistike, vazhdoj të jem njejtë dhe atje, normale se kam angazhime familjare më tepër.

Lidhja juaj martesore ka qenë shkak që ke ikur, mendon ndonjëherë të rikthehesh në Shqipëri?

Po, ishte i vetmi shkak për të cilin u shpërngula definitivisht.

Njihesh si këngëtare festivalesh, si e sheh tash skenën dhe festivalet, cili është ai dallim që kishte dikur dhe sot?

Ua them se është po e njëjta magji, por që muzika ka evoluar, gjithashtu edhe këngëtarët dhe është e vështirë të marrësh atë që e do dhe e meriton

 Në këngët e tua tashmë shfaqet paksa edhe komercializmi, është ajo që e kërkon tregu për t’i bërë ballë konkurrencës?

Patjetër që po, tregu është komercial dhe populli është mësuar me këtë rrymë dhe nuk mund të luash shumë.

Si është jeta jote atje, duke ditur shumë pak për jetën private të Amardës?

Jeta ime është shumë e thjeshtë, kam ndërtuar një famije që përbëhet nga tre anëtarë, unë, burri dhe djali Henry. Zgjohem në mëngjes, dërgoj djalin në kopësht, kthehem, merrem me shtëpinë, gatuaj dhe kur kam ndonjë aktivitet, angazhohem sigurisht.

Vera ka qenë e stërngarkuar, si e ke menaxhuar gjithë atë ngarkesë, ke përjetuar ndonjë moment të vështirë në ndonjë dasmë apo koncert?

Me thënë të drejtën shumë mirë, sepse di të menaxhoj kohën, dasmat dhe di të përdor zërin shumë mirë e nuk kam pasur asnjëherë probleme, nuk konsumoj alkool e as duhan, kështu që nëse nje

Ke bërë pushime, e ke problem të shfaqesh në bikini për të treguar format trupore?

Akoma nuk kam bërë pushime për këtë verë, por kismet kur të shkoj në Amerikë them se do të shkoj në Uashington për disa ditë pushimi.

Nëse do të kërkohej të pozonit nudo, do e kishit bërë?

Jo, nuk do të kisha bërë, sepse në radhë të parë nuk kam forma trupore për ta bërë ose, më saktë, kam disa kilogramë më tepër. Por edhe po t’i kisha, nuk do ta bëja, sepse një artisti që ka zë nuk i duhet ajo pjesë.

Po për karrierë do kishe hequr dorë nga familja?

E kam bërë njëherë dhe gjithmonë do ta bëj nëse më kërkohet për arsye xhelozie, nëse nuk do kem mundësi atëherë do të reduktoj por jo që të ndahem përgjithmonë prej saj

BLERAND REXHEPI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al