20 Prill, 2022

Alvisa Qarri zbulon si qëndron e vërteta e lidhjes me Argjend Rracin dhe flet për raportet me Bashkim Saitin


Ish-konkurrentja e “Për’puthen” Alvisa Qarri ka qenë ditët e fundit kryefjalë e mediave sociale dhe shkak u bënë disa video me Argjend Rracin.

Dyshja publikuan një video së bashku në TikTok, në të cilën Alvisa kishte vendosur një audio përmes të cilës i kërkonte që ta dojë, t’i bëjë qejfin dhe mos t’i bërtasë. Por, vetë Alvisa thotë se nuk është e vërtetë dhe mes tyre ka vetëm një raport shoqëror.

“Me Argjendin kemi një raport shumë të mirë shoqëror. Është një djalë i respektueshëm dhe unë e respektoj shumë. Unë jam më single se kurrë dhe nuk e dija që të jesh single është kaq bukur dhe rehat. Ta dija do isha bërë kohë më parë beqare. Këto janë video funny në TikTok që i bëjnë të gjithë. Po bënim video për TikTok, nuk kisha bateri, gjeta atë zë dhe e bëmë. Jo për ngacmim. Nuk takohemi shpesh. Kishim tre muaj pa u takuar.”- tregoi ajo në një intervistë për “Shqipëria Live”.

Alvisa u shpreh se për momentin nuk ka asnjë në jetën e saj teksa shtoi se: “Kisha shumë vite që nuk isha beqare. Mbi 5 vite nuk kam qenë beqare. Nuk kam patur kurrë marrëdhënie të shkurtëra.“

E pyetur për raportet me Bashkimin, tha se kanë kohë pa komunikuar duke u shprehur se nuk mund të jetë mikeshë me ish-partnerët. “Nuk ruaj komunikime, kemi kohë që nuk flasim. Kam shumë respekt për të, është shumë djal i mirë por aq ishte.”-tregoi Alvisa.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al