10 Shtator, 2021

Almeda Abazi zbulon me një foto “nusen” e ardhshme të djalit të saj! Ja për kë bëhet fjalë


Almeda Abazi dhe bashkëshorti i saj turk, Tolgahan Sayisman, vendosën që një pjesë të pushimeve verore këtë vit t’i kalojnë në Shqipëri së bashku me djalin dhe vajzën e tyre.

almeda abazi (1)

Gjatë kohës që shijonin ditët me diell, Tolgahan madje publikoi në Instagram-in e tij disa foto nga bregdeti duke promovuar kështu bukuritë natyrore të vendit tonë. Së fundmi, familja Sayisman ka takuar Ledri Vulën së bashku me Sara Hoxhën dhe vajzën e tyre, Poem Blu.

almeda abazi (6)

Almeda ndau me ndjekësit në Instastory një foto të momentit kur Efehan, djali i saj, është takuar për herë të parë me Poem Blu.

E gjetëm nusen ne. Efehan dhe Poema e bukur”, shkroi aktorja krahas fotos së dy fëmijëve.

almeda abazi (2)

Më 8 qershor të këtij viti Almeda dhe aktori turk mirëpritën në jetë një vajzë, të cilën e pagëzuan me emrin Alina. Ndërkohë Poem Blu erdhi në jetë më 14 dhjetor të vitit të kaluar.

sara hoxha (7)

ledri vula sara hoxha (2)

almeda abazi (8) almeda abazi (3) almeda abazi (4) almeda abazi (5)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al