12 Maj, 2018

Almeda Abazi ndryshon look!? Duket kaq ndryshe (FOTO)


Moderatorja e njohur Almeda Abazi i ka habitur të gjithë mbrëmë me pamjen e saj të re. Ajo kishte menduar të vinte me një ndryshim në stilimin e flokëve dhe në veshje.

Almeda u paraqit me flokë të kapura topuz dhe me balluke, me këtë stil flokësh ajo dukej e gjitha si ikona Audrey Hepburn.

Gjithashtu fustani i zi bust dhe i gjatë, me doreza të gjata e një bizhu në qafë, e bënin moderatoren kopje të Hepburn.

Duhet thënë se ajo është paraqitur me një pamje mjaft të kuruar në të gjitha netët e “Dancing With The Stars”, por mbrëmë Almeda arriti të na linte të gjithëve gojëhapur me ndryshimin e bërë. Edhe vetë moderatorja duket se është ndjerë mirë me këtë look dhe ka bërë një mori postimesh në “Instastory”.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al