9 Janar, 2019

Almeda Abazi bën ndryshim drastik në pamje, nga brune në bionde dhe… (FOTO)


Almeda Abazi është së fundmi në qendër të vëmendjes për shkak të shtatzënisë së saj. E teksa po shijon këtë periudhë të pritjes së ëmbël, ish-miss-i shqiptar ka vendosur që të bëjë edhe një ndryshim në look.

Ajo i la të gjithë fansat e saj të habitur kur u shfaq me flokë të prera deri te supet, bionde dhe me baluke. Almeda duket totalisht një tjetër njeri, por edhe i shkon shumë ky stil i ri.

Por në një tjetër postim në “Instastory”, Abazi zbuloi se nuk i ka bërë flokët bionde dhe se ishte thjesht një paruke. Ajo u thotë fansave të mos mërziten se nuk e ka ndryshuar aspak look-un.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al