7 Janar, 2021

Alma Çupi prezanton për herë të parë vajzën e saj! Ja ç’këshillë të rëndësishme i ka dhënë ajo Arbës në adoleshencë


Alma Çupi dhe vajza e saj, Arba, ishin të ftuara dje tek “Rudina”.

alma cupi (5)

Prej katër vitesh, vajza e gazetares së njohur jeton dhe studion në Gjermani, kështu gjatë intervistës së djeshme, ato rrëfyen më shumë rreth marrëdhënies që kanë me njëra-tjetrën.

alma cupi (4)

Nënë e bijë treguan se distanca nuk ka ndikuar aspak në raportin e tyre, përkundrazi, e ka forcuar edhe më shumë atë.

alma cupi (7)

Alma zbuloi se një ndër këshillat kryesore që i jep të bijës është që gjatë adoleshencës të njihet vetëm me djem të moshës së saj e jo me më të mëdhenj.

alma cupi (3)

Pjesë nga biseda:

Rudina Magjistari: Për miqësitë e tua, për ndonjë shok, flet me mamin?

Arba: Po, flasim shumë hapur me njëra-tjetrën. Mami më ka mbështetur gjithmonë dhe e di që është jeta ime, që janë zgjedhjet e mia, që është shoqëria ime dhe jeta ime private.

Rudina Magjistari: Kështu që mami bën shoqen në këto momente, jo mamin në këto biseda.

alma cupi (1)

Alma Çupi: Unë e kam mbështetur në zgjedhjet që ka bërë, natyrisht kam dhënë ato këshillat e mia. Kur ka qenë më e vogël, adoleshente i kam thënë mund të kesh lidhjet e tua, por kurrsesi me një njeri më të madh se vetja.

Mundësisht ta kesh moshatar, brenda shkollës që të eksploroni njëri-tjetrin. Domethënë nuk e kam pranuar që të lidhet me dikë më të madh se vetja.

Kjo ka qenë pjesa e adoleshencës që isha pak më këmbëngulëse, ndërsa tashmë është e rritur dhe nuk kam pse t’i jap më këshilla. Të bëjë zgjedhje për dëshirën e vetë dhe jo e detyruar.

Kjo ka qenë preokupimi më i madh, ndaj kam punuar fort që Arba çdo zgjedhje që ta bëjë, ta bëjë se do ta bëjë dhe jo e detyruar për të bërë një kompromis, apo se i mungojnë paratë apo ku di unë. E kam rritur me atë gjë që të bëjë atë zgjedhje që do.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al