2 Korrik, 2018

Alketa Vejsiu shfaqet me bikini, tregon të pasmet nga Afrika (FOTO)


Pas mbarimit të emisionit të saj “Në kurthin e Piter Pan”, moderatorja e njohur Alketa Vejsiu vendosi që të bënte disa ditë pushime. Së bashku me vajzën e Vera Grabockës, Linda Fllokon u nisën me pushime në Afrikë.

Gjatë kësaj periudhe ajo ka mjaft aktiv në rrjetet sociale, ku ka postuar për ndjekësit e saj çdo moment nga këto pushime në destinacionin e largët. Madje moderatorja u ka treguar fansave se ka mbetur e mahnitur nga kjo eksperiencë e veçantë.

Por Alketa përveç turit që bëri në Afrikë, ka menduar që të relaksohet dhe të shijojë rrezet e diellit. Mëngjesin e sotëm moderatorja e njohur ka publikuar një foto në “Instagram” teksa shihet e ulur në një pishinë duke shijuar pamjen që të ofron vendi përrallor.

“Ky vend më ka mrekulluar çdo ditë”, shkruan Alketa bashkëngjitur me foton ku ka kthyer shpinën dhe e veshur me bikini i ka  treguar të gjithëve të pasmet dhe trupin elegant.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al