26 Janar, 2018

Alketa Vejsiu duket mahnitëse me pamjen e re, lë të gjithë me gojë hapur


Moderatorja shumë e dashur për publikun, Alketa Vejsiu është rikthyer në Shqipëri, pas pushimeve në Bahamas. E ajo ka nisur menjëherë punën për projektet e reja.

Por gjatë qëndrimit atje, ishin të shumtë komentet që iu bënë në një foto ku Alketa shfaqej ndryshe, me trup që kishte marrë shumë ngjyrë si dhe me flokët që dukej se i kishte të errësuar.

Ndërsa në fotografitë e publikuara së fundmi në “Instagram”, Vejsiu i ka çelur sërish flokët me një ngjyrë më të ëmbël. Ajo ka pozuar edhe për një set të ri fotografik.

Moderatorja i ka lënë të gjithë të mahnitur në fotot ku është veshur edhe me shumë shije dhe në një sfond magjik. Ndërkohë kujtojmë se Alketa pritet që këtë sezon të drejtojë dy spektakle, atë për fëmijë “Në kurthin e Piter Pan” dhe realit show-n “Ferma”.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al