9 Dhjetor, 2018

Alket Hyseni shkakton humor me pardesynë e kuqe


Veshja e meshkujve në Parlament nuk është diçka që bie në sy. Deputetët dhe ministrat përdorin të gjithë veshje formale, kryesisht kostume të errëta, këmisha të bardha dhe kollare që nuk bien në sy si shumë ekstravagante.

Këtë pjesë e mbulon më së miri Kryeministri Edi Rama, i cili përdor kollare me ngjyra dhe atlete me kostum formal. Ndërkohë, kemi edhe blogerin e modës, Fate Velaj, që për ngjyra në veshje mban rekord. Por këtë herë ka rënë në sy edhe Alket Hyseni. Ai kishte veshur një tip pardesyje me kapuç, me ngjyrë të kuqe në vishnje, e cila tërhoqi shumë vëmendjen e kolegëve. Disa madje i thanë: “Mos ia ke marrë Kësulkuqes këtë që ke veshur?!”.

PANORAMA PLUS

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al