1 Qershor, 2023

Alec Baldwin i nënshtrohet operacionit, bashkëshortja e tij bën postimin e ndjerë: Kemi kaluar kaq shumë…


Aktori i njohur Alec Baldwin iu është nënshtruar së fundmi një operacioni në ijë. Lajmin e ka bërë të ditur vetë bashkëshortja e tij, Hilaria nëpërmjet një postimi në Instagram.

Teksa publikoi një foto ku shfaqej krahë Alec i cili dukej se sa kishte përfunduar operacionin, ajo shprehet se shpreson se tashmë aktori do të jetë më mirë dhe nuk do të ketë probleme shëndetësore.

“Kemi kaluar kaq shumë së bashku… si partnerja jote ndërsa shëroheni, dua shumë që ta lësh pas këtë periudhë me dhimbje goxha intensive dhe të përmirësohesh.”

Gruaja e Alec shprehu mirënjohjen e saj për mjekët që kryen operacionin e Alec, si dhe për personat e tjerë që e mbështetën atë gjatë procesit.

Kujtojmë se rreth një vit me parë Alec qëlloi për vdekje, kineasten Halyna Hutchins gjatë xhirimeve të filmit “Rust”. Por më pas akuzat penale kundër Alec u rrëzuan në prill.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al