30 Shtator, 2017

Albi Nako rrëfehet për herë të parë, si u ndje kur Klaudia e quajti ‘vëlla’!


Prej më shumë se një jave, mediat online dhe rrjetet sociale kanë zier për marrëdhënien e balerinës Klaudia Pepa dhe ish-bashkëshortit të saj, koreografit Albi Nako, pasi në një videomesazh në emisionin ‘Rudina’, Pepa e quajti atë ‘vëllai im i madh’.

Por ndonëse balerinë dhe familja e saj kanë reaguar në rrjetet sociale, Albi ka vendosur të flasë për këtë çështje vetëm mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Xing me Ermalin’.

I pyetur me humor nga moderatori Ermal Mamaqi se si ndihej që ishte bërë më motër në atë moshë, Nako u përgjigj gjithashtu me humor duke thënë: ‘E di çfarë them unë? Mos të lëntë Zoti pa motër në këtë jetë!’

Por për t’ju rikthyer rrëfimit serioz, Albi u shpreh se arsyeja përse ai u prek gjatë videomesazhit, nuk ishte për shkak se ajo e quajti ‘vëlla’, po për shkak të përmallimit, duke qenë se kishin kohë që nuk shiheshin me imazh dhe me zë. ‘Unë isha totalisht i papërgatitur për atë bisedë.

Ndërsa për sa i përket fjalës ‘vëlla’, nuk ndjeva asgjë. Çfarë është vëllai për motrën? Është ai që ty të ngre kur rrëzohesh, ai që ty të jep ajër kur trishtimi tamam të zë fytin, është dashuria e përjetshme.’-u shpreh koreografi i njohur.

 

Nako gjithashtu tha se fakti që ajo e futi brenda familjes së saj, tregon konsideratën e madhe që Klaudia ka për të. ‘Pse duhet të urrehemi, për çfarë arsyeje? Ishte një ndarje në paqe, në marrëveshje dhe në konsensus të plotë.’- u shpreh ai./Xing.al/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al