12 Korrik, 2018

Akuzoi Trump se e pagoi me 130 mijë dollarë për të heshtur, arrestohet pornostarja


Pornostarja Stormy Daniels tërhoqi vëmendjen e të gjitha mediave pasi deklaroi se është paguar 130 mijë dollarë për të heshtur lidhur me një raport seksual me Presidentin amerikan, Donald Trump.

Por tani Daniels është kryefjalë e mediave më në zë pasi ka përfunduar në pranga në Columbus. Lajmi është bërë i ditur nga vetë avokati i saj, i cili teksa ka folur për mediat është shprehur se arrestimi u bë “me motivacion politik”.

Mediat amerikane shkruajnë se Stormy u arrestua teksa performonte në një klub striptizmi. Ajo akuzohet se ka lejuar disa klientë që ta prekin, duke shkelur ligjet e shtetit.

Ndërkohë më herët aktorja e filmave për të rritur deklaroi në një intervistë se ka bërë seks të pambrojtur me Presidentin amerikan Donald Trump, në vitin 2006.

Gjithashtu Stormy Daniels ka bërë kallëzim ndaj presidentit amerikan. Nga dokumentet zyrtare, rezulton se Trump, nëpërmjet avokatit të tij ka paguar 130 mijë euro, për të blerë heshtjen e gruas.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al