21 Prill, 2018

Akuzohet për trafikim seksual, aktorja e famshme përfundon në prangat e policisë


Një aktore amerikane e njohur për shfaqjen televizive “Smallville”, është paraqitur në gjykatë për tu përballur me akuzat për trafikim seksual.

Bëhet fjalë për Allison Mack, e cila sipas akuzave, ka shërbyer si mentorë dhe ka ndihmuar në operacione të trafikimeve seksuale.

Ndërkohë udhëheqësi i grupit, Keith Raniere është arrestuar nga FBI në Meksikë gjatë muajit mars.

BBC shkruan se aktorja Mack është akuzuar për ndihmën e dhënë për të rekrutuar femra që më pas janë shfrytëzuar për seks tha prokurori i Nju Jork.

Mbrëmjen e së premtes, gjatë një seancë të shkurtër, gjykatësi vendosi se 35-vjeçarja të mbahej në paraburgim. Gjithashtu ajo do të paraqitet përsëri  në gjykatë të hënën.

Duke cituar Prokurorinë, BBC shton se Raniere kishte ndërtuar një sistem të skllaveve të seksit në grupin e tij Nxivmm ku anëtaret femra kryenin marrëdhënie seksuale me të dhe iu vendoseshin në trup inicialet e tij.

“Allison Mack rekrutonte femrat për t’u bashkuar me atë që supozohej të ishte një grupi i mentorimit të femrave, por në fakt ishte krijuar dhe udhëhequr nga Keith Raniere”, tha avokati amerikan për Qarkun Lindor në Nju Jork, Richard Donoghue.

Prokurorët pohojnë se grupi Nxivm ka tiparet e një skeme piramidale, në të cilën anëtarët paguajnë “mijëra dollarë” për kurse që të rriteshin brenda radhëve të saj.

“Mack drejtpërdrejti ose në mënyrë të indirekte u kërkoi skllevërve të saj … të angazhoheshin në aktivitete seksuale me Raniere,”-pohon deklarata e zyrës së avokatit. “Në këmbim të kësaj, Mack mori përfitime financiare dhe të tjera.”

Ndërsa bëhet e ditur se nëse shpallen fajtorë, si Mack ashtu edhe  Raniere, i cili është akuzuar për trafik seksual, duhet të përballen me të paktën 15 vjet burg.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al