23 Qershor, 2018

Aktorja shqiptare tregon çfarë bën pasi kryen marrëdhënie seksuale


Aktorja e njohur e ekranit shqiptar Anna Lika e cila së fundmi ka qenë shpeshherë në vëmendje të mediave rozë , ka qenë mbrëmë e ftuar në emisionin “Zonë e lirë”.

Ajo tregoi disa detaje nga jeta e saj private dhe intime. Pjesë e intervistës me aktoren ishte edhe sondazhi europian i femrave për vitin 2018, që përmbante disa statistika, mbi femrat dhe seksin.

Gjatë kësaj interviste aktores iu drejtua pyetja se çfarë bën me partnerin pasi kryen marrëdhënie seksuale.

E Anna përgjigjen duhej të zgjidhte një nga opsionet e sondazhit që femrat ishin përgjigjur duke thënë se bënin dush, flinin gjumë , pinin cigare apo shihnin televizor.

Por aktorja shqiptare ndryshe nga femrat europiane të sondazhit tha duke qeshur: “Do laja rroba me dorë”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al