17 Shtator, 2018

Aktorja shqiptare shkëlqen në dasmën me burrin 17 vite më të madh, pamjet e para nga martesa


Një muaj më parë, aktorja e njohur shqiptare Eliza Dushku është martuar në fshehtësi me biznesmenin Peter Palandjian. Këtë e zbuloi vetë 37-vjeçarja, e cila ditën e diel publikoi në rrjetet sociale fotografi nga ceremonia e 18 gushtit.

“8.18.2018”, shkruante Eliza bashkëngjitur me albumin fotografik. Ndërkohë veç celebrimit, çifti duket se kishte organizuar edhe një paradë me biçikleta në Boston, aty ku është edhe vendlindja e 54-vjeçarit.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al