24 Maj, 2019

Aktorja shqiptare merr propozimin më të pazakontë për martesë, i dashuri maskohet si…. (Foto+Video)


Aktorja e njohur kosovare, Adriana Rexhepi, ka marrë një propozim shumë të veçantë për martesë nga partneri i saj, Blondi Smërqaku.  Ky i fundit kishte menduar një surprizë të bukur për aktoren.

Në një video që po bën xhiron në rrjet, Blondi shfaqet teksa maskohet si një person i pastrehë. Më pas ai shkon në një park ku Adriana po qëndronte me miqtë e saj dhe i kërkon lëmoshë.

Aktorja nxjerr paratë nga çanta dhe ia jep. Pasi merr paratë, Blondi i ofron asaj një gurabije dhe fut dorën në çantën që kishte me vete.

Teksa Adriana thoshte se nuk e donte gurabijen se nuk e hante, në fakt ai po nxirrte nga çanta kutinë që mbante unazën që do t’i propozonte asaj.

Blondi ulet në gjunjë, tregon unazën e më pas heq syzet dhe kapelën që e ndihmuan që të maskohej. Aktorja kosovare ka mbetur e habitur dhe nga emocionet ka shpërthyer në lot.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al