22 Shkurt, 2018

Aktorja njofton divorcin e radhës dhe vulos fatin e keq në dashuri


Së pari historia e pashlyeshme e mbyllur keq (që vazhdon të përmendet pa lodhje nga të gjithë) me Brad Pitt, sot, fundi i martesës me Justin Theroux. Megjithatë, aktorja kaliforniane, që në jetën përtej dashurisë ka arritur atë që donte, nuk është për t’i qarë hallin. Herët a vonë, do të buzëqeshë përsëri…

Ka ngelur sërish vetëm bukuroshja e Hollivudit, që ka bërë gjithë botën të qeshë…Menjëherë pas lajmit të divorcit, mediat sociale në të gjithë botën shpërthyen nga hamendësimet për një ribashkim me aktorin Brad Pitt. Tashmë, të dy aktorët që dikur kanë qenë të martuar, janë vetëm!

E gjithë kjo ka ndodhur pikërisht tani, kur pyetja e parë dhe e fundit në intervistat e aktores është përsëritur për të njëmijtën herë “Kur do të bëheni me fëmijë?” Jennifer Joanna Anastassakis, 49 vjeç, është vajza e dy aktorëve, e lindur e pasur, brune dhe jo veçanërisht e bukur, është shndërruar sot në bionden më të dashur, me trup super të tonifikuar të Hollivudit.

Falë vullnetit dhe punës së vazhdueshme në palestër, është rasti tipik për të cilën mund të thuash se atje ku do, mund të mbërrish vetëm përmes punës. Pasi vuri pasuri të tërë falë serialit kult ‘Friends’, pasi largoi princeshën Gwyneth Paltrow nga krahët e Brad Pitt, pati katastrofën e parë më të madhe të dashurisë që ende sot, me gjithë ç’është thënë e ç’ka ndodhur, sikur nuk i ka ikur ende nga portreti. Vjen një tjetër princeshë….Angelina Jolie ‘ i merr’ të shoqin, në xhirimet e një filmi, shpejt dhe pa lajmëruar. Aniston nuk kishte fëmijë dhe u kthye menjëherë në idhullin amerikan të të gjithë botës femërore, nëna dhe jo të tilla.

Empatia shet më tepër se admirimi në distancë! Jennifer koleksionon sot kopertina të tëra revistash e gazetash si rrallë ndonjëherë një i llojit të saj. Aq sa për të reklamuar një krem hidratues, ka firmosur një kontratë prej 10 miliardë dollarësh (për 10 vite). Me pak fjalë, nëse do të ishte populli që do të fliste, Jennifer është e mundura që mund të ngrihet gjithmonë, ndërsa Angelina fitoi.

Jennifer është e tradhtuara që herët a vonë do të buzëqeshë sërish, e tradhtuara që meriton të hakmerret, e tradhtuara që një ditë do të triumfojë dhe do të ketë në krah, një ditë, një dashuri më të bukur se Brad Pitt. Pas lidhjeve me Vince Vaughn dhe John Mayre, Aniston fejohet e më pas martohet me aktorin Justin Theroux.

Për fat të keq, në krye të shtatë viteve, (tre martese) komunikimi ishte zyrtar: Mbaroi! Nuk e dimë për faj të kujt…ka nga ata që thonë se ai nuk e mbante dot famën e së shoqes, ndërsa të tjerë thonë që ajo nuk e duronte New Yorkun dhe fqinjët e tyre të zhurmshëm. Asgjë nuk dihet me siguri përveç faktit që një grua si ajo, sido që të jetë, di të jetë shumë mirë edhe vetëm!

Panorama

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al