9 Dhjetor, 2017

Aktorja Egla Ceno rrëfen për fëmijërinë: Mbeta pa shtëpi e flija në Teatër


Aktoren Egla Cenon të cilën e njohim nëpërmjet roleve të saj në teatër, por edhe nëpërmjet interpretimeve në krahë të Elvis Pupën në një “martesë televizive” ku nga episodi në episod, kanë sjell situatat më të zakonshme mes një çifti të martuarish.

Në një intervistë për supershendeti.com, aktorja përveç projekteve dhe angazhimeve në karrierë ka treguar edhe më shumë detaje nga jeta e saj personale, duke rrefyer një episod të dhimbshëm nga fëmijëria.

“Teatri për mua është shtëpi, në kuptimin e vërtetë të fjalës. Nuk është metaforë dhe nuk ka të bëjë me sentimentalizma. Kur isha në kopsht, rrethanat e jetës e sollën që prindërit e mi të strehoheshin në Teatër. Im atë ishte kineoperator. Kemi fjetur në një dhomë grimi për disa muaj (gati një vit ndoshta). Për të shkuar në kopsht kaloja nga skena. Për t’u kthyer në shtrat, kaloja nga salla, skena, pas-kuintat… Debutimi im ka qenë në po atë skenë ku flija, kur isha 7-8 vjeç, si prezantuese e festivaleve për fëmijë, që bëheshin nga qendrat kulturore në atë kohë. Kur shihja publikun e ulur përballë, më dukej sikur shumë njerëz kishin ardhur për vizitë në shtëpinë time. Në çdo Teatër, që punoj si aktore apo ulem si publik, gjëja e parë instiktive që bëj është t’i marr erë, për të ndier erën e shtëpisë. Kjo është lidhja ime me Teatrin”- tha aktroja Egla Ceno.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al