19 Nëntor, 2019

Aktorja e njohur turke, nënë për herë të parë, zbulohet gjinia e bebit


Aktorja e njohur Hazal Kaya apo Nihal siç e njohim në Shqipëri, është bërë nënë për herë të parë. Hazal ka qenë mjaft aktive në rrjetet sociale duke publikuar foto gjatë shtatzanisë.

Mediat turke së fundmi shkruajnë se bebi i aktores ka ardhur më në fund në jetë dhe është djalë. Po ashtu është zbuluar edhe emri i vogëlushit i cili do të quhet Fikret.

Hazal dhe partneri i saj u martuan në shkurt të këtij viti pas 5 vite lidhje.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al