11 Korrik, 2022

Aktorja e njohur reagon e revoltuar ndaj burrave “vulgarë” që e kritikuan për fustanin transparent: Jeni zhgënjyer nga c*cat e mia?! Pse keni kaq frikë nga…


Florence Pugh dëshiron që e gjithë bota ta dijë se ajo është krenare për të gjitha pjesët e trupit të saj.

Aktorja e “Black Widow” ka reaguar ndaj kritikave “agresive” dhe “vulgare” që mori pasi ndau në rrjetet sociale një foto me fustanin e tejdukshëm që kishte veshur në spektaklin e modës së Valentino në Romë.

Pugh bëri një deklaratë të guximshme të premten për veshjen e saj; një fustan rozë të pastër, tyl dhe transparent. Dhe ndërsa shumë fansa e pëlqyen pamjen, kritikët kundërshtuan faktin që gjoksi i saj ishte i dukshëm në atë fustan.

Në një postim në Instagram  ylli britanik zbuloi se ishte bombarduar me mesazhe negative për veshjen dhe trupin e saj.

Sipas Pugh, ndërsa ajo priste “komentim” për zgjedhjen e veshjes së saj, ishte interesante të dëshmohej se sa e lehtë është për “burrat të shkatërrojnë plotësisht trupin e një gruaje, publikisht, me krenari”.

“Nuk është hera e parë dhe sigurisht nuk do të jetë hera e fundit që një grua do të dëgjojë se çfarë nuk shkon me trupin e saj nga një turmë e huajsh, ajo që është shqetësuese është se sa vulgarë mund të jeni disa nga ju meshkujt,” shkruan ajo në Instagram.

Pugh vijoi statusin e saj duke thënë se ajo ishte pajtuar me “ndërlikimet e trupit” dhe ishte e kënaqur me “të gjitha të metat që nuk mund të duronte t’i shikonte kur ishte 14 vjeç,”

“Shumë prej jush donin të më tregonin në mënyrë agresive se sa të zhgënjyer jeni nga ‘c*cat’ e mia të vogla, ose se si duhet të turpërohesha duke qenë kaq ‘me gjoks të sheshtë'”, shkroi ajo, duke shtuar: “Kam jetuar në trupin tim. Për një kohë të gjatë. Unë jam plotësisht e vetëdijshme për madhësinë e gjoksit tim dhe nuk kam frikë prej tij.”

Duke thirrur përdoruesit e rrjeteve sociale që e turpëruan atë, ajo shkroi: “Ajo që është më shqetësuese është… Pse keni kaq frikë nga gjoksi? I vogël? I madh? Majtas? Djathtas? Vetëm një? Ndoshta asnjë? Çfarë. A është kështu. . Tmerrues.”

Më pas ajo i këshilloi ata që lanë komente nënçmuese në postimin e saj: “Rrituni. Respektoni njerëzit. Respektoni trupat. Respektoni të gjitha gratë”.

Pugh nënshkroi postimin duke aluduar në ndalimin e Instagramit për fotot e femrave që ekspozojnë gjoksin, duke shtuar hashtag “#f**kingfreethef**kingnipple”. Postimi i Pugh u përshëndet nga fansat dhe miqtë e saj të famshëm, të cilët lanë mesazhe mbështetjeje. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al