16 Dhjetor, 2022

Aktorja e njohur, pjesë e Big Brother Vip Albania 2?


Edhe pak na ndajnë nga nisja e Big Brother Vip Albania 2.

Kurioziteti i publikut për emrat e personazheve që do të marrin pjesë është shumë i madh. Ditën e sotme një tjetër emër është aluduar se do të jetë pjesë e kastit të banorëve në edicionin e dytë. Sipas “Kryefjala” aktorja Eva Aliko ka pranuar ftesën e produksionit për të qenë pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Eva Alikaj tregon për puthjen në buzë me një tjetër femër/ Habit me arsyet – BoldNews.al

Eva thuhet se ka qenë një emër pretendent edhe vitin e kaluar por duket se këtë edicion ajo “e ka ndarë mendjen”. Gjithsesi ne na mbetet të presim “natën e madhe” për ta zbuluar.

Teksa të gjithe mezi po presin të startojë dhe edicioni i dytë i “Big Brother Albania”, shumë emra personazhesh janë përfolur se do të jenë pjesë e spektaklit të madh.

Së fundmi dy emrat të cilët po përfliten se do të jenë pjesë e lojës janë moderatorja e njohur Lei Kraja dhe aktori Gent Hazizi.

Burimet për “Anabel” kanë treguar se aktori i humorit i ka thënë ‘Po’ ftesës duke u bërë pjesë e shrëpisë së famshme për 100 ditë.

Gjithashtu emrat e tjerë të cilët janë ‘zbuluar’ se do të marrin pjesë në “BBVIP” janë: Kiara Tito, Albi Nako, Jori Delli dhe vajza e Sabianit, Keisi Medini. Dhe pse Arbana Osmani nuk e ka dhënë një datë fikse se kur do të nisë “Big Brother Vip” , mendohet se është data 24 dhjetor, pikërisht nata e Krishtlindjeve.

Arbana ka treguar dhe më parë se këtë vit ka pasur një konkurrencë të madhe për të qenë pjesë e reality shoë-t. “Ndryshe nga viti i kaluar janë personazhe më të njohur dhe kanë karriera më aktive dhe më të gjata. Ka një konkurrencë shumë më të madhe se kush do të hyjë, nga viti që shkoi. Kemi gati një edicion të ri me një kast të shkëlqyer që mbase do t’i lënë në hije ata të edicionit të kaluar”, tha ajo.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al