17 Prill, 2018

Aktorja e njohur “lë pa fjalë” publikun dhe Rudinën, shkon në studio pa veshur… (VIDEO)


Eglantina Ceno është një ndër aktoret më të njohura shqiptare, e cila së fundmi në rolin e gruas së Elvis Pupës në “M’fal për shprehjen”, lidhur me tematikën e jetës së përditshme të një çifti, duket se pati suksesin më të madh duke argëtuar tej mase publikun.

Një ditë më parë aktorja ishte e ftuar në emisionin “Rudina”, ku i la të gjithë me gojë hapur kur hyri në studio. Ceno kishte vendosur që të vinte në një mënyrë mjaft të veçantë dhe të çuditshme, ku asnjë i ftuar nuk e kishte bërë më parë.

Ajo u shfaq krejtësisht e zbathur ndërkohë që kishte veshur një fustan të gjatë me lule, duke i lënë pa fjalë Rudinën dhe publikun që e ndiqte.

“Po vrisja mendjen të vishja një palë taka, por të kam parë gjithnjë në televizor dhe je “kilometrike” dhe thashë: Sado që të vesh taka prapë… dhe erdha zbathur”, tha duke qeshur aktorja.

 Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al