30 Mars, 2018

Aktorja e njohur konfirmon daljen në pension (FOTO)


Kanë kaluar katër vite që nga filmi i fundit “Annie” që nuk e kemi parë në ekranin e madh aktoren e “Hollywood”-it, Cameron Diaz, e cila ka thënë se është tërhequr nga aktrimi.

“Daily Mail” shkruan se lajmi kishte qarkulluar prej kohësh, kur një shoqja e saj deklaroi se aktorja e famshme kishte vendosur që të dilte në pension. Por, këto deklarata ajo i përgënjeshtroi në “Teitter” disa ditë më vonë.

“Lajmi i fundit. Njerëz ju lutem, isha duke bërë shaka gjatë një interviste. Cameron Diaz nuk është tërhequr nga asgjë. E për më shumë lajme: Tani po tërhiqem së qeni zëdhënësja e Diaz”, ka thënë Selma Blair, në postimin e saj.

Por tani, është vetë Diaz ajo që është shprehur fare qartë: “Unë kam dalë në pension. Aktualisht, nuk po bëj asgjë. Kam vite që nuk punoj. Jam mama, kjo është puna ime”.

PANORAMA PLUS

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al