10 Maj, 2018

Aktorja e filmave porno: Kur bën s*ks, Donald Trump duket si…


Që kur doli lajmi se aktorja e njohur e filmave porno u pagua nga avokati i Donald Trump, Michael Cohen përpara zgjedhjeve presidenciale të vitit 2016, në mënyrë që të mos fliste kurrë për aventurën e saj seksuale me presidentin në vitin 2006, ajo ka dhënë intervista të shumta.

Pavarësisht se presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës e mohon lidhjen e tij me Stormy Daniels, kjo e fundit vazhdon e tregon detaje rreth lidhjes së tyre. Gjithashtu Trump është shprehur se ajo është paguar që të akuzojë për gjëra që nuk kanë ndodhur.

Në një intervistë për “Penthouse”, Stormy ka zbuluar se si ngjan fytyra e presidentit Trump kur bën seks.

Sipas saj, flokët i lëvizin si një papagall i dehur. “Gjithmonë më janë dukur qesharake flokët e tij”, shtoi ajo përpara se të konfirmonte edhe njëherë se përmasat e presidentit amerikan nuk janë të mëdha.

Ndërkohë intervista e gjatë plot 69 faqe shoqërohet edhe me një foto nudo të Daniels me flamurin amerikan.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al