20 Shtator, 2019

Aktorja e famshme rrëfen sekretet e errëta të martesës me ish-burrin 15 vite më të vogël: Më tradhtoi dhe kërkonte marrëdhënie treshe


Aktorja e “Hollywood”-it, Demi Moore, filloi të drogohet dhe u turpërua para fëmijëve të saj, pas prishjes së martesës me Ashton Kutcher.

Duket se aktorja është e gatshme që të tregojë sekretet më të errëta të saj, të cilat e kanë munduar prej kohësh.

Në librin e saj, “Inside Out”, që pritet të dalë në treg në muajin tetor, Moore ka treguar se ish-bashkëshorti i saj 15 vite më i vogël, e ka tradhtuar dy herë përgjatë martesës së tyre 8-vjeçare.

Sipas Demi-t, aktori i famshëm e ka tradhtuar me Brittney Jones-in dhe Sara Leal- in. Madje Demi ka rrëfyer se është ndjerë e detyruar nga Kutcher për të kryer marrëdhënie treshe dhe i është dashur të pranojë dy të tilla për t’u dukur “një grua e mirë”.

“Doja t’i tregoja se sa e paparë dhe argëtuese mund të isha”, tregon Moore në librin e saj, duke e cilësuar këtë sjellje të saj si “të gabuar”.

Për “New York Times”, aktorja ka treguar se si nisi të drogohej pasi humbi fëmijën që priste me Ashton, në muajin e gjashtë të shtatzënisë.

Romanca e tyre nisi në vitin 2003 dhe në 2004-n, Moore ngeli shtatzënë. Pas tragjedisë së humbjes së fëmijës, ata vendosën që dashurinë e tyre ta kurorëzonin në martesë. Në vitin 2011 u ndanë dhe procedura e divorcit u finalizua dy vite më vonë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al