21 Maj, 2019

Aktorit të humorit nuk i ka dalë inati me Italinë: Si nuk na dhatë pikë në “Eurovision”, ju ndërtoni biznese… (VIDEO)


Pak ditë më parë u mbajt finalja e madhe e “Eurovision”, ku u shpall fitues Holanda. Ndërkohë në vend të dytë u radhit Italia dhe në vend të tretë, Rusia.

Këtë vit Shqipëria u përfaqësua nga këngëtarja Jonida Maliqi me këngën  me titull, “Ktheju Tokës”. Shqipëria u rendit e 18-ta dhe asnjë shtet nuk i dha 12 pikë.

Në natë finale, juria shqiptare vlerësoi me 12 pikë Maqedoninë e Veriut, pra vendin fqinj, ndërkohë si çdo vit aludimet edhe këtë vit kanë qenë të shumta për dhënien e pikëve.

Madje as vendet fqinje nuk na vlerësuan me pikë, më konkretisht e kemi fjalën për Italinë!

Edhe pse kanë kaluar disa ditë nga shpallja e fituesit të “Eurovision”, mesa duket aktorit të njohur të humorit, Visjan Ukcenaj, ende nuk i ka dalë inati me Italinë.

Përmes disa videove të postuara në “Instastory”, Visjani thumbon keq italianët.

“Akoma nuk më del inati me ato pikët e Italisë në Eurovision! Këta makaronat, këta spagetit. Po si ore s’na jepni pikë, po jemi komshinj mo, ju kemi vjedh mo, ju kemi hy nëpër shpia, iu kemi pastru nënat, o ju, ju bëfshim nënat. Po s’bëhet kështu mor shok, po jemi fqinj. Ju ndërtoni biznese tek ne, keni hap 700 mijë call center-a italianë këtu”, është shprehur Ukcenaj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al