4 Shtator, 2018

Aktori shqiptar bëhet baba për herë të parë: Zoti na bekoi me një engjëll


Aktori i njohur i humorit Visjan Ukcenaj është bërë baba për herë të parë. Pak më parë ai publikoi një foto të ëmbël të vogëlushit të tij të porsalindur. Në postim ai shpreh lumturinë që ndjen për ardhjen në jetë të djalit.

“Mbrëmë Jona solli në jetë djalin tonë. Zoti na bekoi me një Engjëll. Jam i lumtur që e ndaj dhe me ju Gëzimin më të madh të jetës. Këtë gëzim që asnjë prind nuk mund ta përshkruaj me fjalë. Këtë gëzim që i jep kuptim jetës”, shprehet aktori.

Vetëm dy muaj më parë, Ukcenaj dhe regjisorja Jona Xhelilaj ndanë gëzimin më të madh që vjen pas një historie dashurie 7-vjeçare, kur zbuluan edhe gjininë e foshnjës.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al