10 Shtator, 2018

Aktori i njohur rrëfen momentin kur erdhi në jetë djali i tij: Ngatërrova bashkëshorten në maternitet


Në prill të këtij viti, aktori i njohur i “Portokallisë” Marin Orhanasi u bë baba për herë të dytë. Bashkëshortja e tij solli në jetë një djalë të cilit i vendosën emrin Ueis.

Teksa ishte i ftuar në emisionin “Rreze dielli”, aktori i dashur për publikun shqiptar rrëfeu disa nga momentet më të bukura kur ishte në pritje të vogëlushit.

Ai tregoi se nga emocionet ka ngatërruar bashkëshorten në maternitet, duke u futur në sallën e gabuar.

“Ndodhin shumë lindje në të njëjtën kohë dhe i dalloja vetëm nga të bërtiturat. Zot fali gratë se çfarë heqin nga ne, nuk e di se çfarë të them.  Vesha pajisjet e sterilitetit dhe herë pas here hyja. Ndëkohë që sipas shkallës së vështirësisë së lindjes, lëviznin gratë nëpër salla të ndryshme.

Nusen time e nisën te salla e vështirë dhe e kaluan te një sallë më e lehtë, se lindi mirë shyqyr Zotit. Ndërkohë që isha ulur te kolltuqet ajo kaloi te salla e tretë. Unë shkova te e dyta dhe i thashë : “Jepi forca pra , kur më ngriti kokën një vajzë tjetër, ndërsa burri i asaj më rrinte nga mbrapa”, tha ai.

“I pari që e mori në krahë djalin isha unë, sepse arrita fiks në momentin që sapo doli , dhe ia çova gruas. Mu hiq sysh tani më tha (qesh). E pashë 1 herë që ishte me sy mbyllur dhe i thashë “Hë mo bab”. Mbylli dhe tjetrin dhe nisi të qante. Ishte shumë e bukur ndjesia të isha në sallën e lindjes, më e bukura. Të shohësh aq njerëz që lëvizin për 1 njeri, për një qenie aq të vogël , të mrekullueshme”, u shpreh Marini.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al