25 Nëntor, 2022

Aktori i njohur shqiptar rikthehet pas 10 vitesh në Shqipëri


Aktori Elvis Pupa më shumë se 10 vite është larguar nga “Portokalli” dhe rreth 5 vite më parë ai është shkëputur totalisht nga ekrani.

Por ai nuk mungon në rrjete sociale,  aktori ndiqet nga më shumë se 100 mijë persona. Video të shumta humori ndan edhe krah bashkëshortes së tij e cila duket se i përshtatet në karakterin e tij, Elvis Pupa dhe Belina Pupa i dhanë fund beqarisë në fillim në shtator të 2010 për të vazhduar jetën e tyre në SHBA ku edhe jetojnë prej vitesh.

Siç e quan veten në “bio-n” e tij në Instagram, “qytetar i botës”, Elvisi dhe Belinda duket se janë fansa të mëdhenj të udhëtimeve, e më tepër atyre luksoze. Së fundmi në një video në InstaStory aktori ka treguar se ndodhet në Shqipëri, ndërkohë që partnerja e tij ndodhet me pushime me mikeshat e saj në Australi. Nuk dihet nëse kjo vizitë e tij në atdhe po e rikthen me një projekt të ri apo eshte thjesht për mall.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Elvis Pupa (@elvispupa)

View this post on Instagram

 

A post shared by Elvis Pupa (@elvispupa)

Elvis ka publikuar një foto ku shfaqet vetëm ai dhe që tërhoqi vëmendjen e ndjekësve të tij. Bashkëngjitur me foton aktori shkruan: “E do robi një shtyllë në jetë me u mbështet. Imagjino nivelin e vështirësisë, të luash shtyllash këtu”.

Kjo foto nuk kaloi pa u komentuar edhe nga bashkëshortja e tij, Belina, e cila i shkruan: “Ti je shtylla e shtëpisë o çavo”, duke imituar kështu edhe një prej roleve të Pupës kur ishte në spektaklin e humorit “Portokalli”. “Me këto fjalë të hutoni ju”, i përgjigjet ai gruas së tij, koment që bëri ndjekësit për të qeshur.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al