6 Dhjetor, 2023

Aktori i njohur përfshihet në një aksident me makinë, si është gjendja shëndetësore e tij?


Aktori i njohur Michael B. Jordan së fundmi është përfshirë në një aksident me makinë, në Kaliforni.

 Michael B. Jordan

Sipas zëdhënësit të LAPD ngjarja ka ndodhur në mesnatë rreth orës 23:34 në bulevardin ‘Sunset’, ku aktori ka përplasur makinën me një automjet tjetër.

Në këtë aksident nuk kishte asnjë të lënduar, por vetëm dëme materiale, ndërsa akoma nuk dihet nëse drejtuesi tjetër ishte në automjet apo i pranishëm në momentin e përplasjes.

Në fotot e siguruara nga “TMZ”, duket qartë makina e aktorit e cila është shkatërruar si pasojë e përplasjes me automjetin tjetër.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al