10 Tetor, 2019

Aktori i njohur jep lajmin e papritur, baba për herë të gjashtë

Aktori i njohur Amerikan James Van Der Beek është babai i pesë fëmijëve. Por ai ka pak kohë që ka dhënë lajmin se familjes së tij të bukur do t’i shtohet një vogëlush.

“Jemi shumë të emocionuar të ndajmë me ju lajmin se një vogëlush do i shtohet familjes sonë. Ne zgjodhëm që ta shfaqim ekografinë gjatë ‘Dancing Ëith the Stars’ dhe nuk e mendonim kurrë se do ta bënim këtë, por Kimberly donte ta ndante këtë moment”, shkruan aktori.

James dhe Kimberly u martuan në vitin 2010. Ata  kanë 5 fëmijë, Olivia, 9 vjeç, Annabel Leah, 5 vjeç, Emilia, 3 dhe Gëendolyn, e lindur vitin e kaluar dhe djali Joshua, 7 vjeç.