21 Shkurt, 2018

Aktori i humorit rrëfen vështirësitë: Fama më shkatërroi, zgjodha pijen dhe jetën e shfrenuar


Aktori i humorit Albano Bogdo ka folur mëngjesin e sotëm për pjesën më të vështirë të jetës së tij. “Për rreth 3 vjet e gjysmë jam kuruar dhe vazhdoj ende të kurohem sepse më zë paniku dhe ankthi. Unë që ti bija shkurt”, -shprehet Alban, “zgjodha pijen dhe jetën e shfrenuar. Pija dy shishe alkool në ditë. Dhe kjo zgjati për afro 1 vit e gjysmë – 2 vjet. Tani më duket sikur më zënë mallkimet e 300-400 njerëzve që kam lënduar”.

Gjatë intervistës në studion e “Rreze Dielli”, Albano tregoi gjithashtu se këtë problem e ka superuar dhe që prej 2 qershorit 2016 nuk ka konsumuar asnjëherë alkool. Ky problem madje e bëri atë që të ndahej edhe nga e fejuara. Ai falënderon dy mjekët e tij që e kanë ndihmuar dhe vazhdojnë ta ndihmojnë pa i kërkuar asnjë shumë monetare, shkruan “shqiptarja.com”.

Arsyeja kryesore e këtij problemi ka qenë fama. Albano e ka patur të vështirë të mësohet me jetën që sjell të qenit i famshëm.

PANORAMA PLUS

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al