21 Dhjetor, 2018

Aktori i famshëm turk paska një surprizë të madhe për fansat (FOTO)


Engin Akyurek është aktori i famshëm turk, i cili në Shqipëri njihet me rolet e tij si Kerim në serialin “Fatmagul” apo Omer te “Diamante dhe dashuri”.

Ndërkohë së fundmi ai ka treguar një anë tjetër të tij, atë të shkrimtarit. Engin ka publikuar librin e tij të parë me titull “Heshtja”, ku ka bërë të ditur se të gjitha të ardhurat  nga libri do t’i dhurojë për bamirësi.

Mediat turke shkruajnë se libri ka 21 histori të shkurtra dhe 18 prej tyre janë publikuar tashmë nga revista “Kafısına Göre”.

“Libri “Heshtja” (Sessizlik) ju çon në vitet kur njerëzit bënin biseda me zemër të hapur, fqinjët trokisnin në mënyrë të pandërprerë në dyert e njëri-tjetrit, fëmijët luanin futboll në rrugë dhe lumturia dhe dhimbja ndaheshin me të tjerët”, shkruajnë mediat turke.

Ndërkohë në intervista të ndryshme, Akyurek është shprehur se shkrimi është pasioni më i madh i tij, të cilin e praktikon që në vitet e adoleshencës.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al