16 Shkurt, 2019

Aktori i famshëm me origjinë shqiptare merr çmim në Turqi, fjalimi i tij përlot aktoren turke


Can Yaman është aktori me origjinë shqiptare dhe me famë të madhe në Turqi. Në eventin e mbajtur së fundmi nga revista GQ, ai ka marrë çmimin “Mashkulli i vitit 2018”.

Lajmin në fjalë e ka bërë publik vetë aktori nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në “Instagram”. Ndër të tjera, ai ka shprehur mirënjohjen e tij për gjithë mbështetësit.

Gjatë fjalimit të Yaman pas fitores, kamerat kanë filmuar kolegen e tij Demet Ozdemir të përlotur.

“Të xhirosh me të është shumë qejf. Falë Demetit shkoj me dëshirë në xhirime. Unë e mora këtë çmim, por gjysmën e meriton ajo”, është shprehur 29-vjeçari.

Dy aktorët përfliten për një lidhje dashurie dhe mediave turke nuk u ka shpëtuar momenti kur Yaman ka vendosur dorën në këmbën e aktores simpatike duke treguar kështu shumë afrimitet.

Kujtojmë që Can Yaman dhe Demet Ozdemir luajnë në serialin “Erkenci kus” i cili transmetohet në Turqi. /Xing.al/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al