15 Qershor, 2018

Aktori i famshëm akuzohet për agresion seksual, nisin hetimet


Një akuzë për agresion seksual që daton në vitin 1990 ku përfshihet aktori me famë botërore, Sylvester Stallone, është duke u shqyrtuar nga Prokuroria e Los Angeles-it.

Autoritetet përkatëse njoftuar se çështja u rikthye si pasojë e një denoncimi të bërë në vitin 2017. Nuk janë dhënë detaje të tjera rreth kësaj akuze, madje nuk zbuluan as afatin kohor të shqyrtimit.

Stallone i mohoi akuzat, por pranoi se ka pasur një lidhje me gruan që ka bërë denoncimin, në vitin 1987, ndërsa ishin të angazhuar me xhirimet e një filmi në Izrael.

Ndërkohë përfaqësuesi ligjor i aktorit ka deklaruar se gruaja ka dashur ta bëjë mediatike historinë e saj. Akuzat ndaj aktorit vijnë në kohën e stuhisë #MeToo, mbi dhunën seksuale në “Hollywood”.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al