7 Mars, 2018

Aksidenti tragjik, vdes vajza 4-vjeçare e aktores së njohur


Një aksident tragjik i  ka marrë jetën dy fëmijë, një vajze 4 vjeçare dhe një djali një vjeçar.

Vogëlushja 4 vjeçare ishte vajza e aktores së njohur Ruthie Ann Miles, ndërsa mësohet se aksidenti ka ndodhur teksa aktorja ka qenë duke kaluar rrugën me vajzën, shoqen dhe djalin e shoqes, i cili mbeti viktimë po ashtu.

Shoqja e saj dhe Ruthie ndodhen jashtë rrezikut për jetën, ndërsa raportohet se ajo është shtatzënë por për fat të mirë edhe fëmija është në gjendje të mirë.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al