20 Qershor, 2018

Ajola Xoxa nuk ndalet, ja çfarë bën në muajt e fundit të shtatzënisë


Më 1 qershor kryetari i Bashkisë së Tiranës dhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa dhanë lajmin e bukur se do të bëhen prindër për herë të parë. Pak ditë më vonë, Veliaj tha se Ajola do të sjellë në jetë një djalë.

Por pavarësisht se Xoxa është në pritje të ëmbël, kjo nuk e ka ndaluar që të bëjë punën e saj. Pak ditë më parë ajo zbuloi se ishte regjisorja që fshihej pas kripit të bashkëpunimit të Alban Skënderaj dhe reperit Noizy.

Madje Ajola tregoi se i ishte dashur të rrinte disa orë nën diell për të arritur atë që donte. E mesa duket ai klip nuk ishte puna e fundit e saj.

Në një postim të bërë në rrjetin social “Instagram”, Xoxa ka zbuluar se do të bashkëpunojë sërish me Noizy-n për klipin më të ri të këtij të fundit.

“Projekt i ri, së shpejti me Noizy-n dhe Ghalin”, shkruan Ajola duke lajmëruar punën e saj më të re.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al