11 Qershor, 2018

Ajola Xoxa 12 orë në diell me Noizy-n dhe Albanin, Veliaj: Mos ma mbani çunin… (FOTO)


Kantautori shumë i dashur për publikun shqiptar pak ditë më parë publikoi këngën më të re “Drejt suksesit”, në bashkëpunim me reperin e njohur Noizy. Tri ditë pas publikimit, kënga numëron 1.3 milionë klikime.

Kjo këngë vjen pas bashkëpunimeve të suksesshme të Albanit me Majk, Capital T, Lyrical Son dhe MC Kresha. E si çdo këngë e tij, edhe kjo përcjell një mesazh.

Ndërkohë moderatorja dhe organizatorja e videoklipi është Ajola Xoxa, e cila nëpërmjet një fotografie me dy artistë, ka treguar se ka qenë një punë shumë impenjuese për shkak të shtatzënisë.

Madje bashkëshortja e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka thënë se i është dashur të qëndrojë për 12 orë në diell, për shkak të xhirimeve.

E mesa duket ky fakt e ka shqetësuar disi Veliajn për shkak se qëndrimi i gjatë në diell nuk i bën mirë as nënës e as fëmijës.

Në fotografinë e publikuar nga Ajola Xoxa në rrjetin social “Instagram”, shihet se kryetari bashkisë ka shkruar: “Dream Team. Mos ma mbani çunin shumë ne diell ore”.

Panorama Plus

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al