24 Maj, 2019

Ajo tha “Po” në tapetin e kuq të Kanës, milioneri 63-vjeçar i propozon të dashurës 38 vite më të re (FOTO)


Mbrëmjen e djeshme në Kanë ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve një i ftuar misterioz, i cili më pas u identifikua si një milioner grek, Milos Kant.

63-vjeçari i cili është pronar i disa klubeve, i propozoi të dashurës së tij, yllit televiziv të Portugalisë, 25-vjeçares Marguerite Aranha, shkruan “Mail Online”.

Çifti ka shumë pak kohë që janë bashkë, pasi lidhja e Kant me Aranha nisi më datën 15 prill të këtij viti.

Ndërkohë dje ata morën vëmendjen e paparacëve, të cilët nxituan menjëherë që t’i fotografonin, kur 63-vjeçari i veshur me kostum, u ul në gjunjë për t’i propozuar të dashurës së tij 38 vite më të vogël.


25-vjeçarja e veshur me një fustan të gjatë të kuq, pa e emocionuar propozimin dhe i tha “Po” të dashurit të saj. Më pas ata ndanë një puthje plot pasion, përballë një turme njerëzish në Festivalin e famshëm të Filmit.

Ndërkohë thuhet se ata janë takuar teksa Marguerite performonte si një kërcimtare “topless” në një klub në Lucerne të Zvicrës, që është i 63-vjeçarit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al