17 Gusht, 2023

“Ai shumë shpejt do të kërkoj divorcin”/ Zbulohen detaje të reja nga ndarja e bujshme e Britney Spears dhe Sam Asghari


Mediat e huaja kanë raportuar së fundmi se Britney Spears dhe Sam Asghari janë ndarë që një javë më parë.

Çifti i cili kishtë rreth 6 vite së bashku, kurorëzuan dashurinë e tyre në qershor të vitit 2022 .

Sipas burimit që dha lajmin e ndarjes, Sam është larguar nga shtëpia që ata ndanin pas një sherri të në lidhje me thashethemet se Britney e kishte tradhtuar modelin.

Burimi madje thekson se presin nga momenti në moment që Sam të kërkoj divorcin së shpejti.

Ndërsa ka pasur raportime se martesa e tyre ishte në krizë, kjo është hera e parë që Sam ka ndërmarrë  këtë hap përfundimtar për t’i dhënë fund marrëdhënies.

Spears dhe Asghari u fejuan në shtator të vitit 2021 dhe u martuan shtatë muaj më vonë në një dasmë të vogël por luksoze në rezidencën e saj Thousand Oaks .

Kjo është martesa e tretë për këngëtaren 41-vjeçare dhe e para për Asghari i cili është 29 vjeç . Ylli ka dy djem me ish- partnerin Kevin Federline. Martesa e saj e parë ishte me James Alexander në 2004.

Çifti ka bërë dhe një kontratë paramartesore.

Vitin e kaluar pas dasmës së tyre u raportua se çifti kishte nënshkruar një marrëveshje paramartesore për të mbrojtur të ardhurat e yllit të popit para martesës.

Raportime të shumta kanë deklaruar se modeli iranio-amerikan shpenzonte shumë pak kohë në shtëpinë e çiftit dhe se ata shpesh përfshiheshin në debate me Britney që shpesh shfaqte sjellje “të çrregullta”.

Asnjëra palë dhe as përfaqësuesit e tyre nuk kanë bërë ndonjë koment apo deklaratë publike në lidhje me ndarjen në këtë moment, por pritet që Sam të bëjë kërkesë për divorc në ditët në vijim.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al