2 Korrik, 2018

Afrona Dika i jep duart Bleros, kalvari i problemeve të çiftit përfundon me prishje të fejesës


Këngëtari Blero Muharremi dhe Afrona Dika kanë treguar herë pas here se dashuria për njëri-tjetrin është shumë e madhe, por si në çdo marrëdhënie edhe ata kanë pasur shumë probleme. Në fakt, lidhja e tyre herë pas here ka kaluar në kriza të ndryshme dhe duket se ata janë ndarë sërish nga njëri-tjetri, duke prishur fejesën dyvjeçare. Modelja e rritur në Zvicër, Afrona ka publikuar pak kohë më parë një fotografi në “InstaStory”, në të cilën thoshte se nuk kishte nevojë për asnjë person përveç vetes së saj.

Kjo deklaratë ngriti menjëherë dyshimet për një ndarje mes saj dhe këngëtarit të njohur. Si për t’i shtuar më shumë këto dyshime, vërtetohet edhe më shumë nga fakti se ata të dy nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në “Instagram”, ndërkohë që s’bëhet fjalë për postime në shoqërinë e njëri-tjetrit. Jo shumë kohë më parë u përfolën për një krisje në lidhjen e tyre disavjeçare, të cilën edhe e mohuan, por nuk vonoi që Blero dhe Afrona Dika të kthehen sërish në qendër të vëmendjes me ndarjen e tyre.

Dyshimet e para lindën kur Afrona mbërriti në Prishtinë nga Zvicra, ndërkohë që nuk u pa për asnjë çast me Bleron. Afrona ishte në shoqërinë e vëllezërve të saj, ndërsa Blero e kaloi mbërmjen me miqtë, sipas “Prive”. Benzinë zjarrit, Afrona i hodhi me një status ku shprehej: “Një ditë do të zgjohesh në mëngjes dhe do mendosh ç’ka ndodhi me vajzën që dikur ishte aty për ty, pa marrë parasysh sa e largoje. Do të kujtosh gjitha gjërat që ajo ka bërë për ty, gjithë dhembjen në të cilën e bëre të kalojë. Do ta kuptosh sa e rëndësishme ishte ajo në jetën tënde dhe sa e mrekullueshme ishte, por kur ajo ditë të vijë, ajo do zgjohet me mashkullin të cilin tashmë e kishte njohur”.

Sipas verifikimeve të “Prive.al”, tashmë ajo nuk e ndjek më Bleron në rrjetet sociale, teksa vlen të ceket se nga profili i Afronës janë fshirë fotot me këngëtarin nga pushimet në Santorini. Ky i fundit, akoma e mban Afronën në profilin e tij, si një dëshmi e qartë se, sipas gjasave, e zhgënjyera në lidhje ka qenë Afrona nga Blero dhe ajo kështu i ka dhënë duart.

LIDHJA PLOT DRAMA E BLEROS ME MODELEN QË NJOHU PAS MARTESËS SË DËSHTUAR

Qëkur janë fejuar, krizat mes Bleros dhe Afronës kanë qenë shumë të shpeshta. Ndarje e ribashkime, fshirje nga “Instagram”-et e deklarata thumbuese, e kanë karakterizuar lidhjen e këngëtarit Blero Muharremi me modelen Afrona Dika, modelen që e njohu pas dështimit të martesës me aktoren dhe prezantuesen Teuta Krasniqi, nga e cila kanë një vajzë.

Çifti që u fejuan në edicionin festiv të “Prive” në vitin 2016, shpesh kanë pasur krizë në lidhje, e cila ka përfunduar me ndarje, por me rikthim në krahët e njëri-tjetrit në një kohë të shkurtër. Se çfarë ka ndodhur tani, nuk dihet, por është Afrona ajo që ka publikuar në “Instagram” një deklaratë ku thotë, “se në jetë nuk i duhet askush”, duke fshirë të gjitha fotografitë me këngëtarin nga pushimet e fundit në Marok.

PANORAMA PLUS

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al