2 Korrik, 2018

Afërdita Dreshaj zbulon pamjet përrallore nga muaji i mjaltit (FOTO)


Më datë 29 qershor këngëtarja Afërdita Dreshaj dhe sportisti çek Jakub Kindl kurorëzuan me martesë historinë e tyre të dashurisë.

Në dasmën madhështore ishin të pranishëm shumë miq dhe familjarë të çiftit. Por e bukura vjen pas dasmës.

Afërdita është surprizuar nga bashkëshorti i saj duke u nisur menjëherë për muajin e mjaltit në një destinacion surprizë. Lajmin e ka bërë të ditur vetë këngëtarja shqiptare nëpërmjet postimeve në “Instastory”.

Çifti është nisur drejt ishujve Karaibe, më konkretisht në Saint Lucia për të kaluar muajin e tij të mjaltit.

Ata ndodhen në resortin luksoz Jade Mountain, i cili rrethohet nga një pamje mbresëlënëse.

Ndërkohë bashkëshorti i Afërditës na tregoi se është shumë detajist pasi çdo gjë është shumë e menduar. Që nga krevati i zbukuruar me petalet, dhe deri tek dedikimet personale.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al