10 Shtator, 2018

Afërdita dhe Çiljeta në shoqërinë e njëra-tjetrës, fotot nga krevati na tregojnë gjithçka


Pas udhëtimeve të shumta në vende të ndryshme të botës, Afërdita Dreshaj ka vendosur që të vijë edhe në Shqipëri.

Ajo ka pak ditë që ndodhet në Tiranë dhe mesa duket është pritur mjaft mirë nga shoqëria e saj këtu.

Pas pritjes me këngë popullore që i bëri moderatori i njohur Ermal Mamaqi, këngëtarja ka kaluar një mbrëmje në shoqërinë e mikeshave.

Në profilin e saj në “Instagram”, Afërdita ka publikuar disa imazhe ku shihet në shoqërinë e këngëtareve Fjolla Morina dhe Çiljeta Xhilaga.

Mbrëmë, ajo ka kaluar një natë vërtet të këndshme dhe nuk mungojnë videot në orët e vona nga shtrati bashkë me Çiljetën dhe shoqet e tyre.

Në mbishkrimin e fotos ku vajzat duken mjaft të lumtura në shoqërinë e njëra-tjetrës, ajo shkruan: “Nata e vajzave”.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al