9 Korrik, 2019

Aeroporti është vendi ku mund ta gjesh të vetmuar Ermal Fejzullahun


Është pak e vështirë të gjesh një moment ku këngëtari aq i pëlqyer nga publiku të shihet tërësisht i vetmuar. Mbase këtë skenë mund ta shohim vetëm në një aeroport, aty ku paparazzi ynë ka shkrepur këtë foto.

Bëhet fjalë për një aeroport diku në Europë, ku Ermali ishte në shoqërinë e celularit dhe pranë kishte një valixhe të vogël. Siç dihet, familja e tij është mjaft e madhe dhe ne jemi mësuar ta shohim të rrethuar nga fëmijët dhe natyrisht bashkëshortja e tij dhe prindërit.

Në koncerte, gjithashtu, Ermali ka gjithmonë një publik të shumtë dhe të zjarrtë që e shoqëron kudo ku shkon. Në jetën e përditshme, ai është gjithnjë në shoqërinë e kolegëve dhe bashkëpunëtorëve. Ky mbase është një moment ku Ermali provon të jetë vetëm, pas një koncerti me siguri shumë të suksesshëm, ku mezi pret të kthehet pranë familjes, për të vijuar me axhendën e tij të koncerteve.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al