10 Nëntor, 2017

Adi Krasta rrëfen momentin më të vështirë : Humba tim atë dhe nuk dhashë asnjë shenjë në transmetim


Ai mund të konsiderohet pa frikë si një nga ikonat e televizionit, që me aftësinë dhe talentin e tij ka mbërthyer për vite të tëra mijëra teleshikues para ekranit, por sot në mbrëmje Adi Krasta zgjodhi studion e emisionit “Studio e Hapur” në News 24 për një rrëfim krejt ndryshe. Nder te tjera ai ka folur edhe per detaje nga jeta personale, e pyetur nga moderatorja per moemntim me te veshtire ne karriere ai eshte shhprehur:

‘’Humba tim atë në datën 9 janar dhe s’kam patur mundësi edhe gjatë vitit të mbaja zi personale dhe në transmetim nuk dhashë asnjë shenjë.’’ –tha Krasta. Ai tregon se nëna i kishte thënë si mundi që nuk e përmendi në program dhe ai i ishte përgjigjur se nuk mund të fliste për gjera personale.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al