20 Nëntor, 2018

Adelina Tahiri do të largohet nga Maqedonia, zbulon shtetin tjetër ku do zhvendoset


Këngëtarja Adelina Tahiri vazhdon të mbetet në qendër të vëmendjes së mediave dhe rrjeteve sociale.

Fansat e saj janë shumë kuriozë të dinë se çfarë ndodh në jetën e këngëtares. Me ardhjen në jetë të djalit, Adelina i është përkushtuar atij dhe muzikën e ka lënë pak pas dore.

Por pavarësisht kësaj, ajo vazhdon të jetë mjaft aktive në rrjetet sociale duke i mbajtur kështu fansat të informuar rreth jetës së saj.

Së fundmi, këngëtarja me anë të një video-live ka njoftuar se do largohet nga Maqedonia dhe do zhvendoset në Austri.

Gjatë bashkëbisedimit me ndjekësit e saj, Adelina zbuloi se kjo është arsyeja pse po shkon shpesh në Austri pasi me bashkëshortin po mendojnë të nisin një jetë atje.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al