5 Shtator, 2017

Adele në prag të pjesëmarrjes në një film


E vlerësuar aktualisht si njëra ndër këngëtaret më të mira në botë, Adele pritet t’i hyjë së shpejti një profesioni tjetër. Ajo është në bisedime me drejtuesit e kompanisë që do të ribëjë filmin Oliver, i bazuar në novelën Oliver Twist të shkrimtarit Charles Dickens. Asaj i është ofruar mundësia të luajë rolin e Nancy, një prostitute të dashuruar në Bill Sikes.“Do të ishte një rol i rëndësishëm për të dhe ajo po e vlerëson seriozisht këtë mundësi”, ka thënë një burim i afërt me këngëtaren për tabolidin “The Sun.”

“Ajo flet për Angleon (të birin) si prioritet numër një në jetën e saj dhe e sheh këtë rol si diçka që edhe ai do ta mirëpriste. Do të ishte një sfidë e re, por diçka për të cilën është e gatshme ta bëjë”, ka shtuar burimi për “The Sun”. Kujtojmë këtu se në turneun e fundit të koncerteve, këngëtarja 29-vjeçare ka paralajmëruar se do të heq dorë për njëfarë kohë nga muzika.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al