12 Prill, 2023

“A të thashë mos fol gjëra pa lidhje”/ Publikohet një tjetër video e Feros dhe Arbenitës duke u zënë ‘live’ në Tiktok: Kujdes kur flet me mua se do të…


Arbenita dhe Fero janë rikthyer në rrjetet sociale ku dhe kanë realizuar së fundmi një video live në TikTok që tashmë po bën xhiron e rrjetit.

Rreth dy ditë më parë reperi ka treguar më shumë seç duhet pasi ai i drejtohet një ndjekësi duke i thënë se Arbenita fal pesë vakte, rit fetar për myslimanët. Gjë që nuk i ka pëlqyer aspak modeles, e cila është nervozuar me partnerin e saj dhe ka shkuar i ka kërkuar llogari, pasi gjatë “live-t” për shkak të dy profileve të ndryshme qëndrojnë dhe në dhoma më vete.

“Ej, ta futa bllok!” thotë ajo para se të shkoj në dhomën ku ndodhet reperi dhe t’i drejtohet: “Të kam thënë diçka. Mos i trego gjërat e mia se nuk kam qejf.”

Por, më pas, teksa ndodheshin në video-live së bashku me dy persona të tjerë ka ndodhur një incident që ka nervozuar jo pak Feron. Në dhomën ku ndodhej Arbenita, ka dalë në video pa dashje dhe mamaja e Feros.

Duket se kjo gjë nuk i ka pëlqyer aspak reperit dhe duke e parë të nervozuar, ajo ka shkuar më pas tek dhoma e tij për sqarim. Por, siç mund të shihet dhe në videon e mëposhtme, ai nuk i ka dhënë fare shpjegim, por duket sikur e godet. Pamjet janë duke bërë xhiron e rrjetit.(Kliko këtu)

Së fundmi po qarkullon dhe një tjetër pjesë e “Live”-t të çiftit ku Fero shprehet se ka shokë bugru gjë që e ka nervozuar modelen duke i thënë “a të thashë mos fol gjëra pa lidhje”.

“Nuk ke ti shokë të burgut. Mos fol palidhje. A të thashë mos fol palidhje”, dëgjohet Arbenita duke i thënë reperit.

Ndërsa reperi ia kthen duke e këshilluar të ketë kujdes si flet me të ose do i bëjë ‘bllok’.

“Kujdes si flet me mua, se do të të bëj bllok”– i thotë ai.

Fero dhe Arbenita janë dhe prindër të një vajzë, të cilën e pagëzuan me emrin Nina. Reperi njihet si një personazh problematik, teksa disa herë është bërë protagonist dhe me arrestime apo shoqërime në komisariate.

 

@sttt.99 #fyp ♬ original sound – Pogradec47

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al